Shfaqja nga Martin Sherman, e realizuar në më shumë se tridhjetë gjuhë, më në fund dhe pas disa përpjekjeve, u bë edhe në versionin serbisht në nëntor të vitit 2012. Me regji të Andrej Nosov, dhe me kastin e përbërë nga Radovan Vujovi?, Boris Ler, Alban Ukaj, Branko Cveji?, Draško Adži? dhe valltarët e Kompanisë së Vallëzimit të Bitef si personazhe kryesore, ky është një rrëfim për jetën e homoseksualëve në vitet e tridhjeta në Gjermani, për telashet e tyre, së pari në përpjekje për ta jetuar jetën dhe pastaj për t’i ikur burgosjes, dhe në fund për t’i shpëtuar kampeve naziste të përqëndrimt që ishin ngritur për ta. Në të njejtën kohë, secili prej tyre, dhe veçanarisht Max, personazhi kryesor, po përpiqen të lidhen me dikë, këdo, në përpjekje për t’u dashuruar me dikë, për ta dashur dikë dhe për ta dashur veten, përkundër vetes. „Të mbrapshtit“ është një shfaqje që e vuri në lëvizje karrierën e Sherman, karrierë që përfshin nominime për çmimin Pulitzer e Tony. Andrej Nosov është regjisor serb që jeton dhe punon me shumë produktivitet në Beograd. „Të mbrapshtit“ është njëri nga tri produksionet me regji të tij në 18 muajt e fundit.
Kohëzgjatja: rreth 90 minuta
Regjia: Andrej Nosov
Autori: Martin Sherman
Luajnë: Radovan Vujovi?, Boris Ler, Alban Ukaj, Branko Cveji?, DraÅ¡ko Adži?
Skenografia: Mia David
Muzika: Drasko Adzic
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555