“Rruga e botës së lirë” është shfaqje e zhvilluar bazuar në personazhet që ballafaqohen me situatat liri-dashëse apo liri-mohuese brenda vetvetes. Është një trajtim artistik i qenies së lirë njerëzore në botën e lirë, në Siri, Gjermani, kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, Kosovë apo edhe cilido vend tjetër në botë. Fqinjët fiktivë të rrugës së Botës së lirë kanë të përbashkëta që përputhen në ngjashmëri por edhe ekstreme prej një vendi në një vend tjetër, prej një rrethane në tjetrën dhe prej një mendje në tjetrën.
“Rruga e botës së lirë” ofron një eksperiencë artistike të rrugëtimit nëpër mendjen e njeriut ashtu si është lindur e deri te kohët e situatat tjera jetësore kur fuqia e mendjes ndërton e shemb mure e pengesa të mëdha.
Kjo shfaqje është zhvilluar me kontributin edhe të aktorëve të shfaqjes.
Shfaqja ka shprehje eksplicite dhe nuk është e përshtatshme për moshën nën 16 vjeç.
Teatri ODA
rr. Rinia, 7,
10030 Prishtinë, Kosovë
T: +381 38 246 555
E: oda@teatrioda.com
www.facebook.com/odateatri/
Regjia: Florent Mehmeti
Autori: Lirak Çelaj
Luajnë: Shengyl Ismaili,Dukagjin Podrimaj, Tristan Halilaj, Molikë Maxhuni, Labinot Raci
Skenografia: Enes Sahiti dhe Arben Shala
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555