_____
Bolero
Michael Pinchbeck
Një vrasës e ngre revolen e tij.
Një dirigjent ngre shkopin e tij.
Një pjesë muzikore që zgjatë 17 minuta ka filluar.
Më 1928, Maurice Ravel shkroi Boleron në Paris. Më 1984, Jayne Torvill dhe Christopher Dean vallëzuan me këtë muzikë në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë. Tetë vite më vonë stadiumi ku ata e fituan medaljen e artë u bombardua gjatë rrethimit të qytetit. Ulëset u kthyen në arkivole. Akulli i patinazhit u kthye në akull të morgut. Trëndafilat mbi akull u zëvendësuan me trëndafilat mbi varret e luftës.
Duke punuar me muzikën si urë mes këtyre dy ngjarjeve, shkrimtari dhe artisti teatror nga Notingemi, Michael Pinchbeck ndërmori një udhëtim nga Parisi në Sarajevë, nga viti 1914 në vitin 1994, nga Lufta e Parë Botërore në Luftën e Bosnjës. Gjashtë performues nga Britania e Madhe, Bosnja e Hercergovina dhe Gjermania thurin bashkë një biografi të Boleros.
Kjo performancë e jashtëzakonshme tri-gjuhësore ndjek rrugëtimin e plumbit që e nisi Luftën e Parë Botërore dhe i gjen trajektoret e tij në ritmin e muzikës e cila e definoi vallëzimin më të famshëm në akull të Lojërave Olimpike të të gjitha kohërave
E përkrahur nga Lotaria Kombëtare përmes Këshillit të Arteve në Angli dhe Këshillit Britanik, Bolero është një bashkë-prodhim mes Nottingham Playhouse, Teatrit ODA (Prishtinë) dhe Teatrit të Luftës në Sarajevë (SARTR). Projekti është zhvilluar në Dance4, në Qendrën Kombëtare të Akullit dhe “Primary” me ndihmë financiare dhe mbështetje nga Universiteti Loughborough dhe Universiteti i Linkolnit. Bolero filloi si pjesë e “Making Tracks”.
‘Michael Pinchbeck është një artist i shkëlqyer teatri’ – The Guardian
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555