“QYTETI PO RRITET” rrëfen ngjarjen e një vajze të cilës i ka ndodhur një aksident. Ngjarja shpaloset prej një letre që babai i vajzës e ka vendosur në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një pastrues komune, të cilit i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, kishte dërguar letrën në media. Ngjarja e vajzës bëhet super-ngjarje në media.
“Duhet veçuar edhe një herë, fuqia tyre transformuese nga roli në rol dhe nga karakteri në karakter” Veçmas duhet veçuar një gjetje tejet interesante ajo e dritëhijeve – (Albana Beqiri / Zëri – 2 Mars 2007)
“Komunikimi i shfaqjes me publikun u bë i mundur në saje të aktrimit të shkëlqyer të aktorëve“ ODA ofron ngrohtësi … (Arlindë Bytyqi / Iliria Post – 2 Mars 2007)
OPIC, SIDA, ECF dhe Zyra Amerikane në Prishtinë nuk i ndajnë domosdoshmërish opinionet e shfaqura në këtë shfaqje. Përgjegjësia për përmbajtjen e kësaj shfaqjeje i takon krejtësisht autorëve.
Regjia: Florent Mehmeti
Autori: Jeton Neziraj
Luajnë: Ilire Çelaj, Arben I. Kastrati, Luan Jaha, Adrian Morina dhe Naser Rafuna
Skenografia: Petrit Bakalli
Muzika: Ilir Bajri
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555