“GJITHÇKA 1.5″ është shfaqje që trajton ngjarjen në një dyqan të hapur në hyrje të një ndërtese ku shiten të gjithë artikujt me çmim prej 1.5 euro. Shfaqja trajton peripecitë e banorëve të cilët kur hyjnë dhe dalin nga banesat e tyre duhet të kalojnë nëpër shitoren, e cila është e mbyllur gjatë natës. Shfaqja gjithashtu trajton peripecitë e banorëve për zgjidhjen e këtij problemi, të cilin ata e kishin lejuar të krijohet fillimisht.
OPIC, SIDA dhe ECF nuk i ndajnë domosdoshmërisht opinionet e shfaqura në këtë shfaqje. Përgjegjësia për përmbajtjen e kësaj shfaqjeje i takon krejtësisht autorëve.
Regjia: Erson Zymberi
Autori: Doruntina Basha, Zoga Çeta, Fjolla Hoxha
Luajnë: Ard Islami, Flutura Zeneli, Fisnik Ademi, Edita Hashani, Ernest Zymberi, Florentina Ademi
Skenografia: Petrit Bakalli
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555