Shfaqja është e bazuar në situata jetësore të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ajo ka 9 situata (Familja, Shtëpia, Mysafiri, Bota, Tregtia, Oda, Trashëgimia, Kufiri, Vdekja) të dramatizuara nga libri i Kanunit. Kjo shfaqje është e llojit të teatrit fizik, ku kryesisht nëpërmjet të gjuhës së trupit përshkruhen këto situata. Procesi i punës është i bazuar në punën interaktive aktor – aktor, regjisor – aktor, aktor – regjisor.
Regjia: Agnes Nokshiqi
Luajnë: Agnes Nokshiqi, Leonora Mehmeti, Vedat Haxhiislami, Shkelzen Veseli, Fidan Mamusha, Fitore Broqi
Muzika: Labinot Sponca
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555