LAMENT OF THE EARTH (Vajtimi i Tokës)
Është cikël i veprave audio-vizuale nga kompozitorja Donika Rudi kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë, është thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes ndaj planetit tonë. Fokusi thelbësor i këtij cikli është shtjellimi i temës së ndryshimeve klimatike dhe eksperiencës tingullore për komunitetin e shurdhët.
Vepra është ndërtuar duke u bazuar në grafikën e “warming stripes” apo shiritat e ngrohjes globale, të cilat vizuelisht portretizojnë ndryshimin afatgjatë të temperaturës në sipërfaqen e Tokës. Në pjesën e parë vepra përqendrohet në tinguj organikë, kryesisht në një qetësi dhe harmoni me tekst të autores Doruntina Basha, përderisa kulminacioni arrihet me tinguj të transformuar, të deformuar dhe vajtimin e tokës, thirrjes për veprim nga sopranoja Kaltrina Miftari. Gjuha e shenjave dhe vallëzimi është pjesë integrale e këtij cikli, ku përmes lojës së lëvizjeve, vallëzimit dhe “visual vernacular” do interpretohet dhe përjetohet emocioni i tingullit. Vepra adreson atë që të gjithë ndjejmë por nuk e flasim, vërejmë por nuk e shohim, atë që na afekton por ne qëndrojmë indiferent.
Çdo qenie e gjallë është pjesë përbërëse e Tokës, si të tillë lindim prej saj dhe kthehemi tek ajo. Kjo vepër është medium në mes të dëgjuesit dhe gjenomit të tij të humbur prej kohësh, pasi përpiqet të eksplorojë ekzistencën e secilit prej nesh me një thirrje, një thirrje për të dëgjuar dhe vepruar, para se të jetë tepër vonë.
Ajo foli, a e dëgjuam?
Ajo pyeti, por a u përgjigjëm?
Ajo gulçoi, por a belbëzuam?
Jemi, derisa ajo të jetë!
——
Donika Rudi, kompozitore
Kaltrina Miftari, soprano
Agnes Nokshiqi, visual vernacular & vallëzim
Doruntina Basha, teksti
Hana Zeqa (Fight or Flight), kostumi / skenografia
Samire Jupolli, konsulente për gjuhën e shenjave
Labinot Rudi, sound / zëri
BIO
Donika Rudi është artiste e asocuar e IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi “Evropa kreative” i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 4 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Pergine Festival, Teatro Stabile Di Sardegna.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555