Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Pjesëmarrëset: Afrime Shala, Gjylizare Bakraqi, Kimete Zeqa, Miljana Dushi, Luljeta Juniku, Ajmone Dhomi, Mejreme Fetiu, Nazife Pushka, Vahide Hasani, Atifete Karakashi, Elvane Berisha, Diona Kusari, Anyla Kabashi, Rrezarta Rashiti, Delvina Bytyçi, Raba Rashiti, Magribe Salihaj, Sabrije Musliu, Nemide Studenica, Rukije Mustafa, Taibe Miliqi.
Ekipi i projektit:
Facilitatorët e punëtorive: Hana Zeqa, Daniela Markaj, Diona Kusari dhe Florent Mehmeti
Koordinatore e programit: Renea Begolli
Asistente e produksionit: Sabi Paqarizi
Teknikë: Bujar Bekteshi, Mursel Bekteshi
Administratore: Lumnije Komoni
Shfaqjet
Studio e Hapur
30.08.2026 / 19:00
Performacë
30.08.2026 / 19:00
Diskutim publik
30.08.2026 / 19:30
Vendi
Ish-Biblioteka “Hivzi Sylejmani”
Informacione të tjera
“E përbashkëta: Arti mes gjeneratave” është një projekt i Teatrit ODA që bashkon vajzat dhe gratë e reja me gratë me përvojë pas pensionimit për të krijuar së bashku përjetime dhe punë artizanale e autentike artistike bashkëkohore në hapësirë publike. I ndërtuar mbi një qasje të bazuar në proces, "Arti mes gjeneratave” krijon hapësirë shoqërore për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim ndërbrezor, duke vlerësuar e mirënjohur përvojat, njohuritë dhe perspektivat e secilës pjesëmarrëse.
Studioja e hapur, performanca dhe diskutimi publik prezentojnë këtë proces në zhvillim, duke u hapur për publikun të hyjë në një hapësirë ku krijimi, rrëfimi, bashkëpunimi kolektiv dhe shprehja individuale bashkëjetojnë. Punimet nuk synojnë të tregojnë një rrëfim të vetëm apo një rezultat përfundimtar, por të reflektojnë shumëllojshmërinë e zërave, përvojave dhe identiteteve që janë takuar e gërshetuar gjatë këtij procesi.
Në qendër të projektit qëndron ideja e fuqizimit përmes krijimit, e përfshirjes dhe e kujdesit të ndërsjellë. Përtej punëve të realizuara, projekti synon të ndërtojë një hapësirë të sigurt dhe të hapur, ku secila grua dhe vajzë mund të ndajë përvojën e saj, për shprehje të lirë, si dhe të mësojnë nga tjetra e të kontribuojë në një proces autentik të përbashkët.
Ky prezentim është pjesë e projektit HumanRightivism, që implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) me mbështetjen e Ambasadës Suedeze Prishtinë. Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë material janë të të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të SIDA-së ose qeverisë suedeze.
Galeria