Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Në këtë koncert-performancë të ngërthyer me kërcim interaktiv, Losinformalls ju sjellin një eksperiencë të veçantë në ambient të hapur.
Kohëzgjatja: 30 minuta
Ekipi Produksionit
Koncepti dhe drejtimi artistik: Luis García dhe Pere Joseph
Performues: Luis García
Kompozimi muzikor: Losinformalls me Joan Cot Ros
Dizajni zanor: Joan Cot Ros
Dizajni i kostumeve: Julia Vargas
Rekuizitat: Betty Cau
Drejtor produksioni: Pau Estrem
Produksioni i turneut: Carmela Queirolo
Fotografitë: Philipp Dulies, Bildstörung Festival
Shfaqjet
28.08.2026 / 18:45
29.08.2026 / 18:30
Vendi
Bulevardi “Nënë Tereza” (Udhëkryqi afër Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit)
Informacione të tjera
Në këtë koncert-performancë të ngërthyer me kërcim interaktiv, Losinformalls ju sjellin një eksperiencë të veçantë në ambient të hapur. Imagjinoni kur dikush me një energji enorme papritur është në zgrip, është vetëm. Ai fillon të krijojë nga pasiguria, nga nevoja për të ecur tutje, edhe atëherë kur drejtimi i ecjes ka ndryshuar. Vetmia bëhet nevojë për të gjetur një partner në skenë, ç’rregullimi bëhet rregull, bëhet partiturë e zërave e muzikës, bëhet takt për të kërcyer.
Losinformalls kanë ndërtuar një ambient zanor që papritur lëvizë nëpër hapësirë, e zgjeron atë dhe e zgjeron perspektivën e performimit. Në këtë ambient ata bashkë me ju ndërtojnë një përvojë intenzive dhe të këndshme që trajton komplicitetin dhe sjell buzëqeshjet e përbashkëta.
www.losinformalls.com
Intagram: @losinformalls
Bashkëprodhuar përmes IN SITU PLATFORM me mbështetjen e programit Creative Europe të Komisionit Evropian.
Galeria