DEBAT i HAPUR
E enjte, 10 shtator ora 14:00 – Teatri ODA
Krijimi artistik në hapësirë publike. Roli i qyteteve dhe autoriteteve kulturore dhe përgjegjësinë e tyre për të ofruar jetë kulturore në hapësirën publike të qytetarëve të tyre. Aspektet kuratoriale të planifikimit, krijimit dhe programimit të punës artistike në hapësirë publike. Debati gjithashtu do të sfidojë edhe çështjen e kualitetit të iniciativave për punë artistike në hapësirë publike, a është artisti i vetëdijshëm për një hapësirë specifike publike ku ai/ajo dëshiron të prezantojë punën artistike, si të krijojmë dhe të marrim vendim për punë të përhershme në hapësirë publike, si të shfrytëzohen intervenimet e përkohshme, çfarë marrëdhënie kanë ato me ofertën kulturore të qyteteve apo fshatrave e lokaliteteve tjera? A është hapësira publike një zëvendësim i mirë i ndërtesave që mungojnë për prezentim të punës artistike? Këto pyetje do të nxjerrin një listë rekomandimesh për politikë bërësit që ta kenë parasysh gjatë planifikimit të tyre të jetës së qytetarëve në hapësirë publike, duke propozuar modele të strukturimit dhe zhvillimit të sektorit kulturor në Kosovë për te pasur efekte afatgjate prej të cilave do të kishte përfitime për vetë qytetarët dhe kualitetin e jetës së tij shoqërore.
Ju ftojmë të kontribuoni në këtë debat duke diskutuar mbi këto dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me krijimet artistike në hapësirë publike.
Moderator:
Florent Mehmeti, Drejtor artistik, HAPU Prishtinë.
Panelistë:
Werrner Schrempf, Drejtor artistik, La Strada Festival, Graz, Austri.
Hugo Bergs, Koordinator artistik, TAKT Dommelhof, Belgjikë
Saranda Bogujevci, Drejtoreshë për Kulturë në Komunën e Prishtinës
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555