Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Festivali FemArt 2025
Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj
Regjisor: Erson Zymberi
Luajnë: Tringa Hasani, Semira Latifi
Skenografia: Bekim Korça
Kostumografe: Njomëza Luci
Koreografia: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Tomor Kuçi
Ndriçimi: Burim Baftiu
Produksioni: Teatri i Gjilanit
Shfaqjet
19.06.2025 / 19:00
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive. Në errësirën e brendshme, ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme. Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirt. Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë.
Galeria