Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Festivali FemArt 2025
Performues: Shpejtim Smaqi dhe Sabahete Hasani
Shfaqjet
18.06.2025 / 21:00
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Muzika tradicionale është më shumë se tingull – ajo është kujtesë, rrënjë dhe rezistencë. Në interpretimin e Shpejtim Smaqit dhe Sabahete Hasanit, ajo kthehet në një akt të gjallë të shprehjes identitare. Përmes zërit, veshjeve tradicionale dhe performancës, tradita ngjallet jo si relike e së kaluarës, por si hapësirë e gjallë e lirive bashkëkohore, ku trashëgimia kulturore dhe aktivizmi ndërthuren në një formë të fuqishme, përfshirëse dhe çliruese.