Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Pjesa e dytë e ciklit audio-vizual “Vajtimi i tokës”, “Okupo ajrin” trajton çështjen urgjente të ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, frymëzuar nga shiritat e ngrohtësisë që përfaqësojnë rritjen e temperaturave globale. Kohëzgjatja është 10 minuta.
Ekipi Produksionit
Kompozitore: Donika Rudi
Fizarmonikë: Margherita Berlanda
Teksti: Doruntina Basha
Narrator: Victor Andrini
Kostumet: Hana Zeqa
Zëri: Labinot Rudi
Shfaqjet
28.08.2024 / 20:30
28.08.2024 / 21:00
28.08.2024 / 21:30
Vendi
Pallati i Rinisë - Shkallët brenda qendrës tregtare ❹
Informacione të tjera
Pjesa e dytë e ciklit audio-vizual "Vajtimi i tokës", "Okupo ajrin" i kompozuar për fizarmonikë dhe elektronikë, trajton çështjen urgjente të ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike. "Okupo ajrin" ndjek strukturën e pjesës së parë të ciklit, frymëzuar nga shiritat e ngrohtësisë që përfaqësojnë rritjen e temperaturave globale.
Duke u fokusuar te ndryshimet klimatike dhe përfshirja në punën e saj, Donika i integron këto tema në kompozimet e saj akuzmatike dhe elektroakustike të viteve të fundit. "Okupo ajrin" thekson ndikimin kritik të ndotjes së ajrit në shëndetin publik dhe mjedisin, duke kërkuar me ngulm rritjen e ndërgjegjësimit dhe veprimin.
http://donikarudi.com/
Donika Rudi është artistë e asocuar e IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi "Evropa kreative" i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 3 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Teatro Stabile Di Sardegna.