Një rrugëtim rrëfimor nga jeta kulturore paralele e ’90-ave’ në Prishtinë
Pikënisja:
Shtatorja Bill Klinton, lagjja Dardania, Prishtinë
Ejani me telefonin tuaj të mençur dhe kufjet tuaja për këtë rrugëtim.
Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj. Është e bazuar në ngjarjet reale, por e fuqizuar me mjete artistike nga vetë artisti. Rrugëtimi që fillon nga shtatorja Bill Klinton dhe përfundon te teatri Dodona, foleja e rezistencës kulturore të asaj kohë, kalon nëpër rrugë e rrugica që shpërfaqin momente e situata që rrallë herë përsëriten në histori.
Ky rrugëtim mund të bëhet në çdo kohë nga të interesuarit me telefonin e tyre ‘të mençur’ dhe kufjet duke shkarkuar audio ‘ecjen’ në aplikacion (ekzistojnë dy versionet: shqip dhe anglisht) dhe duke përcjellë detajet teknike të përshkruara më poshtë
Përkrahur nga:
SHKARKOJENI DHE INSTALOJENI APLIKACIONIN
ECHOES NË TELEFONIN TUAJ:
GJEJENI SHTIGJET E JETËS KULTURORE PARALELE TË ’90-AVE’
DUKE SKANUAR KËTË KOD
apo hyni ne hartë e Prishtines dhe gjejeni pinin e ‘Ecjes’.
NËSE DËSHIRONI TË MOS SHFRYTËZONI INTERNETIN 3G/4G,
SHKARKOJENI ECJEN DUKE PËRDORUR ‘WIFI’ PARA SË TË DILNI JASHTË:
Ju lutem përcillni zonat e shenjëzuara duke filluar nga 1 deri 18.
PJu lutem qëndroni brenda zonave të shenjëzuara deri në përfundim të zërit, para se të lëvizni tutje dhe të hyni në zonën e ardhshme që është e emërtuar me numrin e ardhshëm.
Ju lutem keni kujdes ambientin përreth jush dhe trafikun në rrugë!
Ecja zgjat rreth 1 orë! Pika përfundimtare është Teatri Dodona, pjesa nr. 18.
Shijojeni dhe tregoni miqve tuaj!
Nëse keni vështirësi na shkruani në:
oda@teatrioda.com or www.m.me/hapufest
Koncepti dhe zëri i Narratorit: Florent Mehmeti
Zërat tjerë: Luan Jaha, Lirak Çelaj, Shpëtim Selmani
Audio montazhi dhe miksimi: Pëllumb Ballata, SunnySound
Muzika e shfrytëzuar: Chris Rea – “The Road to Hell – Part One”; Rod Stewart – “I am sailing”; R.E.M. – “Losing My Religion”; Luciano Pavarotti – ‘O Sole Mio’; Joaquin Rordrigo & John Williams – ‘Concierto de Aranjuez’; Antonio Forcione Quintet – ‘Tarantella’; Armend Xhaferi Trio – ‘ Luli’s’; Armend Xhaferi Trio – ‘ Mzati i Vogel’.