Oda for youth

Teatri ODA për të rinj

Teatri ODA pas një periudhe të gjatë të punës me dhe për të rinj ka filluar një fazë të re të punës dedikuar fëmijëve dhe të rinjve. Duke filluar nga 1 nëntori do të organizohen grupe të përhershme  me punëtori të rregullta javore të cilat do të prodhojnë shfaqjen në fund të sezonit përkatësisht në muajin Qershor në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kujt i dedikohet?

Grupet janë të dedikuara për fëmijë të moshës 8 deri 11 vjeç dhe 11 deri 14 vjeç. Dy grupet do të jetë të përbëra prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Puna që zhvillohet në grupe i dedikohet të gjithë fëmijëve pa përjashtim dhe pavarësisht talentit që ata mund të kenë për arte skenike apo arte tjera. Përmes lojërave teatrore që praktikohen fëmijët duke punuar bashkërisht zhvillojnë aftësi të reja sociale e psikologjike, zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha kalojnë nëpër një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes para publikut.

Ku dhe kur?

Grupet fillojnë punën nga 1 nëntori dhe përfundojnë në javën e fundit të qershorit kur edhe parashihet shfaqja e grupit. Punëtoritë mbahen rregullisht çdo javë sipas këtij orari:

Grupmosha 8-11 vjeç: Çdo të hënë  dhe çdo të enjte të dytë të muajit prej orës 16 - 17:30 (me një pauzë të vogël mes dy sesioneve)

Grupmosha 11-14 vjeç: Çdo të hënë (me një pauzë të vogël mes dy sesioneve) dhe çdo të enjte të parë dhe të fundit të muajit prej orës 18 - 19:30.

Grupet do të punojnë në hapësirat e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit). Grupet do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe: Ilire Vinca Çelaj dhe Florent Mehmeti me ndihmën e Genta Retkocerit dhe Vjosa Malokajt.

Çka dhe si punohet në grupe?

Puna e grupeve është e konceptuar si kohë e fëmijëve të cilën ata e kalojnë si lojë e përfitimet janë shumë të mëdha. Përderisa pjesëmarrja në grup është një eksperiencë e lojës grupore shumë të këndshme nuk përjetohet si punë. Kjo e bën përvojën e fëmijëve me përfitime të shumëfishta. Teknikat që përdoren janë teknikat e lojërave të teatrit të cilat janë të kartegorizuara sipas rezultatit. Lojërat të caktuara zhvillojnë aftësi të caktuara. Puna e grupeve është e drejtuar dhe e konceptuar shumë më shumë në proces sesa në rezultatin final, shfaqjen e prodhuar nga grupi. Shfaqja e prodhuar nga grupi në fund është më shumë një prezantim i të arriturave të fëmijëve dhe grupit në tërësi.

Kjo përvojë është me të vërtetë unike për fëmijët. Në vend se t'i ngjasojë një krijimi artistik të formës klasike që shumë shpesh si proces është tepër i rëndë e i ndërlikuar edhe për profesionistë me shumë përvojë, është më shumë një përvojë që për fokus ka secilin fëmijë individualisht duke e udhëhequr atë drejt zhvillimit të tij apo saj si personalitet që ka siguri më të madhe kur shprehet, kur prezanton diçka para publikut apo arsimtarit, që përforcon qëndrimet dhe mendimet e tij personale, krijon shoqëri më lehtë, është më kreativ në zgjidhje problemesh dhe në përgjithësi është më i ndërtuar si personalitet.

Sa herë kemi menduar ne si prindër se cka duhet t'ju ofrojmë fëmijeve që të zhvillohen sa më mirë e të bëhen të gatshëm për jetën? Sa herë i kemi bërë pyetje vetes si të komunikojmë me ta, si të zgjidhim problemet e më të dashurve, si të futemi në botën e tyre e t'i kuptojmë më mirë, si të rrisim vetëbesimin e tyre, si t'i socializojmë, ashtu që ata të duan veten, rrethin dhe të ndjehen te vlefshëm?

Bota e fëmijëve e mbushur me fantazi e me imagjinatë do ketë më në fund mundesi te shfaqet , larg obligimeve , larg detyrave, larg çdo ngarkese nëpër të cilën kalojnë në përditshmëri. Krijimi i një ambienti të tillë, ku ideja e secilit çmohet, ku mendimi nuk pragjykohet dhe përfshirja e secilit në mënyrë të barabartë do të ndikojë te fëmija në menyrë fantastike.

Fëmijët që kanë probleme të koncentrimit në mësim, që janë të mbyllur, që kanë vetbesim të luhatur, që vështirë shoqërohen apo edhe probleme tjera të aspekteve shoqërore e psikologjike janë të inkurajuar veçnërisht që të marrin pjesë për përfitime të shumta dhe bukur të shpejta.

Grupi i krijuar në sesionet e para do të emërtojë grupin me një emër që do të jetë i afërt për të gjithë dhe do të vazhdojë punën me atë emër. Përderisa është me rëndësi procesi dhe përvoja përmes sesioneve do të identifikohet edhe tema apo temat që grupi dëshiroj t'i trajtojë në shfaqjen që do të prodhohet. Kjo mënyrë, edhepse jo e lehtë derisa të arrihet kompaktësia e grupit, sjell një benefit shumë të madh, i jep një hapësirë fëmijëve të shprehin publikisht dhe në formë interesante artistike preokupimet e tyre dhe ndjenja e pronësisë së shfaqjes në fund është shumë e fortë dhe shumë nxitëse për secilin fëmijë. Përderisa gjatë gjithë vitit shkollor punohet në ndërtimin e shfaqjes, do të përgatiten edhe prezantime publike të shkurtëra në disa faza të punës. Grupi do të paraqes prezantime 5-15 minutëshe para prindërve dhe të ftuarve të tjerë përafërsisht pas çdo 2-3 muaj të punës.

Kjo metodologji e punës e veçantë dhe unike, sidomos në Kosovë, ofrohet nga Teatri ODA për fëmijët bazuar në trajnime e ekspertizë të edukatorëve të përfituara nga bashkëpunimi me Nottingham Playhouse të Britanisë së madhe në bashkëpunim me Këshillin Britanik (Bruitish Council) si dhe përvoja tashmë e punës me shumë grupeve të rinjve që kanë kaluar përvoja të tilla në Teatrin ODA si dhe me 20 klube teatrore me gjithsej 400 fëmijë nëpër shkollat fillore të Kosovës të cilat i ka themeluar Teatri ODA.

 

Kontaktet

Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:

Valon Ibraj,

Teatri ODA,

Pallati i Rinisë, 111,

10030 Prishtinë,

KOSOVË

TEL: 038 246 555 / 045 748 748

Email: [email protected]

www.teatrioda.com

https://www.facebook.com/groups/teatrioda/

 

https://twitter.com/teatrioda

""

 

This week in ODA

Monday

Tuesday

Wednesday

Thursday

Friday

Saturday

Sunday

Upcoming Events

26.11.2018

Monday

27.11.2018

Tuesday

28.11.2018

Wednesday

29.11.2018

Thursday

30.11.2018

Friday

01.12.2018

Saturday

02.12.2018

Sunday

ODA supported by