Events in ODA

Ku janë muret e padukshme në Evropë?

 

 

Ku janë muret e padukshme në Evropë?

"Muret e padukshme" - Forumi evropian dedikuar rolit te artit në hapësirën publike evropiane.

 

IN SITU, rrjeti evropian i krijimit artistik në hapësirë publike në bashkëpunim me Lieux Public, qendrës krijuese kombëtare franceze në Marsej kanë organizuar forumin evropian "Muret e padukshme" ("Invisible walls").

IN SITU është rrjet evropian i 18 organizatave artistike dhe Teatri ODA është anëtari i vetëm që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Titulli dhe tematika e kësaj ngjarje si dhe i gjithë temës së vitit të rrjetit është inspiruar nga produksioni i Teatrit ODA me të njëjtin titull "Muret e padukshme" siç është cekur në hyrjen e programit.

"Muret e padukshme" - produksion i Teatrit ODA është zhvilluar përmes 3 rezidencave artistike që kemi pasur në teatrin ODA, në maj dhe tetor të vitit 2012 si dhe rezidencën e fundit gjatë muajve maj dhe qershor 2013. "Muret e padukshme" u zhvillua tutje dhe u shfaq në Holandë në festivalin Oerol. Oerol ka një traditë mbi 20 vjeçare si festival  dhe organizohet në ishullin Terschelling të Holandës. Këtë vit ka pasur rreth 70 produksione me mesatarisht 50.000 vizitorë ditorë. "Muret e padukshme" ka pasur gjithsej 28 prezantime me numër të jashtëzakonshëm të shikuesve dhe me reagime tejet pozitive si nga shikuesit dhe mediat, po ashtu edhe nga profesionistët prezent në Festival. Kjo punë gjithashtu gjatë muajve gusht dhe shtator i është prezantuar publikut edhe në Prizren, Gjakovë, Gjilan, Prishtinë e Shkup.  "Muret e padukshme" ka marrë ftesë të shfaqet edhe në 5 festivale tjera evropianë gjatë vitit 2014.

 

Ky projekt dhe përvoja e Teatrit ODA do të prezentohet në këtë Forum Evropian nga Florent Mehmeti, regjisor i shfaqjes dhe drejtor i Teatrit ODA.

 

Forumi "Muret e padukshme" mbahet në Marsej prej 3-4 tetor 2013 përkrah "Metamorphoses" ngjarje artistike e organizuar nga Lieux publics në bashkëpunim me "Marseille-Provence 2013, European Capital of Culture" - kryeqyteti kulturor evropian për 2013.

 

 

Për më shumë informata bashkangjitur vizitoni www.in-situ.info.

 

 

 

This week in ODA

Monday

Tuesday

Wednesday

Thursday

Friday

Saturday

Sunday

Upcoming Events

01.04.2024

Monday

02.04.2024

Tuesday

03.04.2024

Wednesday

04.04.2024

Thursday

05.04.2024

Friday

06.04.2024

Saturday

07.04.2024

Sunday

ODA supported by