HAPUDEMIA 2020
Të dashur miq të hapësirës publike,
Këtë vit si asnjëherë më parë HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike ishte detyrimisht i mbyllur në pamundësi hapjeje me ju, me qytetin, me hapësirën publike e me artistët. Mbyllja e distancimi jo domosdoshmërisht nënkuptojnë edhe mbyllje e largim të mendjes e shpirtit nga njëri tjetri.
Duke eksploruar kujdesshëm mundësitë e takimeve tona si dhe duke futur në veprim kreativitetin e inspirimin si rrallë herë më parë, po fillojmë një proces, të shtrirë në kohë e në hapësirë, duke identifikuar pika neurologjike të hapjes së hapësirës tonë të përbashkët duke mundësuar kështu një epidemi tjetër artistike, një hapudemi në hapësirën publike.
Hapudemia këtë vit ju fton të takohemi kohë pas kohe me artistët, me bashkëqytetarët, me hapësirën e hapur e me qytetin e lagjen. Ju fton të përjetojmë poezitë në automjetet tona përmes valëve FM me aktorë e poet, vendas e të huaj. Hapudemike do të jetë edhe lutja për dashuri e pranim përmes artit e performancës së Fitore Alísdóttir Berishës. Kjo përhapje do të prek edhe rrëfimet personale të historisë së viteve 90-ta që do të piketohen në hartën e qytetit të Prishtinës për t’u përjetuar nga ju përmes telefonit e kufjeve.
Hapudemisë në Kosovë do t’i bashkangjiten edhe ActionHero nga Mbertëria e Bashkuar me përhapjen e dashurisë përmes këngës në transmetimet e RadiOHEuropa duke ofsharë me një OH pasionet e kënduesve dhe emocionet e dëgjuesve e përjetuesve.
Ato që shpesh harrohen e mbyllen në vetminë shoqërore të Kosovës, gratë e moshës së shtyer, do të ju ftojnë të përjetoni koreografitë hapudemike të zhvilluara gjatë disa javëve me artistët e Asphalt Piloten nga Zvicra e Gjermania dhe koreografja Anna Anderegg.
Ju premtojmë edhe hapje të tjera për sa do të zgjasë kjo Hapudemi dhe ju ftojmë të na përcjellni në rrjetet sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
Hapudemia mund të mos ndihmojë në çrrenjosen e virusit që shkaktoi Pandeminë botërore, por sigurisht do të shkaktojë brenda nesh hapjen me njëri tjetrin, me hapësirën, me qytetin e me artistët. Pas mbylljeve të gjata e të shumëta, të sikletshme e ngatërruese, Hapudemia këtë vit do të na mbush me ajër, me pasion e bashkëndjesi për të kaluar bashkërisht këto kohë shumë të vështira për të gjithë ne.
Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
IN SITU është Platforma evropiane për krijimtari artistike në hapësirë pubilke. Që nga viti 2003, kjo platformë ka mbështetur më se 200 artistë që veprojnë përtej lokacioneve konvencionale dhe që i japin kontribut transforimit të territoreve tona. IN SITU është ekosistem që lidh një brez të ri artistësh me publikun, me programues e me lojtarë kyçë të përfshirë në realitetet ekonomike, politike dhe sociale anembanë Evropës. IN SITU zhvillon një ekologji të krijimtarisë, të bazuar në punëtori e laboratore artistike trans-nacionale, rezidenca evropiane e ndërkombëtare dhe mentorim kolektiv të pilot-projekteve artistike. IN SITU gjithashtu zhvillon konsulenca specifike dhe ekspertizë për qytete evropiane, module trajnimi online (MOOC) dhe një ‘Think Tank’ që i kushtohet krijimtarisë artistike në hapësira publike.
IN SITU udhëhiqet nga Lieux publics – qendër nacionale dhe evropiane për krijimtari artistike në hapësira publike (Francë), dhe bashkon 20 partnerë nga 12 shtete: Artopolis Association / PLACCC Festival (Hungari), Atelier 231 / Festival Viva Cité (Francë), CIFAS (Belgjikë), Čtyři dny / 4+4 Days in Motion (Çeki), FAI-AR (Francë), Freedom Festival (Mbretëri e Bashkuar), Kimmel Center (Shtetet e Bashkuara), Metropolis (Danimarkë), La Paperie (Francë), La Strada Graz (Austri), Les Tombées de la Nuit (France), Lieux publics (Francë), Norfolk & Norwich Festival (Mbretëri e Bashkuar), Teatri ODA (Kosovë), Theater op de Markt (Belgjikë), On the Move (Belgjikë), Østfold kulturutvikling (Norvegji), Oerol Festival (Holandë), Terni Festival (Itali), UZ Arts (Mbretëri e Bashkuar).
Që nga viti 2018, IN SITU Cloud mbledh anëtarë të ri të asociuar në IN SITU.
IN SITU ACT 2016 – 2020 bashkëfinancohet nga Programi ‘Creative Europe’ i Bashkimit Evropian.
www.in-situ.info