Artiste: Fitore Alísdóttir Berisha
Kërkim lëmoshe për dashuri. Një fytyrë. Emocion i njeriut të pashpresë. I lodhur, i hutuar e i tradhtuar. I izoluar e i mbërthyer duke kërkuar dashuri, duke thirrur për përfshirje.
Fitore Alísdóttir Berisha ka ndërtuar një kontrast intrigues të sloganit komercial shumë të ekspozuar për dashurinë për qytetin apo vendin në një ftesë për qytetet apo vendet “të dashurojnë” të margjinalizuarit dhe të izoluarit. Kësaj radhe është thirrje për Evropën t’i “dojë” qytetarët e Kosovës, të lënë të izoluar për një kohë shumë të gjatë. Fitorja po krijon një protestë artistike. Ajo po ju fton t’i bashkëngjiteni protestës dhe të bëheni pjesë e kërkim-lëmoshës së dashurisë. Me artin e saj ajo ka krijuar një vend për juve që të vendoseni në kutinë e tejdukshme prapa fytyrës së pashpresë në kërkim të dashurisë. Bëni fotografi të vetes brenda kutisë dhe shpërndajeni atë dhe sloganin me hashtagun #lovemeplease dhe #hapudemia2020.
Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë
Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
“Love me Please” ka marrë mbështetjen për produksion nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, të bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian.
Book your seat by contacting us on Facebook and Instagram / By writing at 038/49 246 555 or calling 038/49 246 555