“Topi (reciklues)” merr për bazë realitetin shoqëror aktual në Prishtinë dhe botë. Është një grumbullim i mbeturinave që bashkëjetojnë me Prishtinën për t’u formësuar në një top gjigant performues i përbërë prej tepricave tona të përditshme. Duke formësuar një trajektore përbrenda shtigjeve të parkut të qytetit, topi vazhdon rrugëtimin e tij në rrugët e Prishtinës derisa të mbërrijë vendin përfundimtar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Instalohet aty si një skulpturë e përkohshme në hapësirë publike duke na përkujtuar se ne duhet të vendosim një “normë” në këtë konstalacion tonin kolektiv. Dhe kjo normë është po aq e rëndësishme sa cilado normë tjetër në jetët tona. Ne jemi të rrethuar me gjëra që duket sikur janë të arsyeshme dhe që kanë kuptim. Por a është ashtu me të vërtetë? A kanë kuptim kushtet tona të jetesës? A kanë kuptim veturat? A kanë kuptim rrugët? A na çoi tutje si qytetërim ky evolucion?Vendi: Pikënisja: Parku i qytetit Prishtinë (pjesa e epërme e parkut)
E enjte, 23 shtator 2021 / ora 17:00
Pikënisja: Parku i qytetit Prishtinë (pjesa e epërme e parkut)
Artist/performues: Holger Maik Mertin /Gjermani
shoqëruar nga performues dhe qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës
“Topi (reciklues)” merr për bazë realitetin shoqëror aktual në Prishtinë dhe botë. Është një grumbullim i mbeturinave që bashkëjetojnë me Prishtinën për t’u formësuar në një top gjigant performues i përbërë prej tepricave tona të përditshme. Duke formësuar një trajektore përbrenda shtigjeve të parkut të qytetit, topi vazhdon rrugëtimin e tij në rrugët e Prishtinës derisa të mbërrijë vendin përfundimtar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Instalohet aty si një skulpturë e përkohshme në hapësirë publike duke na përkujtuar se ne duhet të vendosim një “normë” në këtë konstalacion tonin kolektiv. Dhe kjo normë është po aq e rëndësishme sa cilado normë tjetër në jetët tona. Ne jemi të rrethuar me gjëra që duket sikur janë të arsyeshme dhe që kanë kuptim. Por a është ashtu me të vërtetë? A kanë kuptim kushtet tona të jetesës? A kanë kuptim veturat? A kanë kuptim rrugët? A na çoi tutje si qytetërim ky evolucion?
Ju ftojmë në këtë krijim dhe rrokullisje kolektive të topit. Topi është simboli jonë unifikues e i çmuar. Përgjatë krijimit dhe rrokullisjes së topit (reciklues) ne mund t’i transformojmë mbeturinat në diçka të rëndësishme. Ne përdorim materiale të gjetura në mbeturina për të krijuar një hapësirë ekzistuese utopike. Mbledhja, Krijimi, Performimi, Ngjarja dhe përfundimisht Instalimi i një skulpture të përkohshme. E gjitha mbaron aty ku fillon – është një cikël reciklues në vetvete.
Ju ftojmë të na bashkëngjiteni përgjatë krijimit të topit (reciklues) në Parkun e Qytetit të martën 21 dhe të mërkurën 22 shtator
Përkrahur nga :
Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar edhe këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2021 përmes intervenimeve tjera ta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.
Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për intervenimet që do të ndodhin, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
Book your seat by contacting us on Facebook and Instagram / By writing at 038/49 246 555 or calling 038/49 246 555