Koreografe: Anna Anderegg (Asphalt Piloten) / Gjermani, Zvicër
SILVER BOOM është një intervenim artistik i grave të moshuara në hapësirën publike. Kjo punë unike vë në pikëpyetje marrëdhënien mes hapësirës, qytetit, gjinisë dhe moshës. Ky hulumtim ka për interes zbulimin e vetëdijes kolektive përmes kremtimit të vallëzimit të grave me përvojë në pejsazhin tonë urban.
Çka mund te mësojmë nga këta trupa të dijshëm e me përvojë? Çfarë urtësie dhe rrëfime mund të na tregojnë këto gra? Çfarë imazhesh dhe ndjesish na përçojnë? SILVER BOOM i jep hapësire të pensionuarave që jetojnë mes nesh. Trazimi i ritmit ditor në qytet ka për qëllim të na mundësojë të reflektojmë mbi vlerat tona si shoqëri sot.
Koreografja Anna Anderegg dhe ekipi i saj kanë punuar në rezidencë artistike 2 javore me një grup të qytetareve te Kosovës në Teatrin ODA dhe do të ndajnë këtë proces të punës me ju.
Pas performancës do të organizojmë një BISEDË me artistët dhe pjesëmarrëset:
E diel, 18 tetor 2020 / ora 18:00
Teatri ODA
Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.
Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
Book your seat by contacting us on Facebook and Instagram / By writing at 038/49 246 555 or calling 038/49 246 555