Produksionet ODA

"Bolero" - Premierë për Kosovë

1 mars 2016, ora 20:00 Teatri ODA.

2 mars 2016, ora 20:00 Teatri Profesionist i Prizrenit.


"Bolero" është një bashkëprodhim i Teatrit ODA me Nottingham Playhouse nga Mbretëria e Bashkuar dhe teatrit SARTR (Sarajevo Ratni Teatar) nga Bosnja e Hercegovina.


"Bolero" u dha premierë në Nottingham Playhouse më 31 maj 2014, pas një seri rezidencash në Angli, Bosnjë e Hercegovine dhe Kosovë ku Florent Mehmeti nga Teatri ODA së bashku me ekipin e shfaqjes, 3 aktorë nga Sarajeva, 2 aktorë nga Notinghami dhe 1 aktore nga Berlini dhe me regjisorin Michael Pinchbeck kanë punuar në ndërtimin e këtij rrëfimi të jashtëzakonshëm teatror.


"Bolero" u shfaq edhe në Sarajevë, më 28 dhe 29 qershor 2014 gjatë shënimit të 100 vjetorit të Atentatit të Sarajevës, gjegjësisht fillimit të Luftës së Parë Botërore, për të vijuar me shfaqje tjera edhe në Zenicë, Tuzëll e Mostar gjatë tetorit 2014. Përfundimisht "Bolero" po shfaqet edhe për publikun e Kosovës më 1 mars në Teatrin ODA me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Teatrit ODA për të vazhduar në Prizren më 2 mars në Teatrin e Prizrenit.

"Bolero" në Kosovë është mundësuar falë përkrahjes së zyrës së Këshillit Britanik në Kosovë.


Aktorët: Benjamin Bajramovic, Amila Terzimehic, Ollie Smith, Nicki Hobday, Jasenko Pasic and Vera Molitor


Regjisor: Michael Pinchbeck

Dramaturg: Florent Mehmeti

Dizajnere: Sarah Lewis

Inspiciente: Anneke Van De Stege

Koreografe: Arianna Maiorani

Fotograf/video: Julian Hughes

Producente: Kate Chapman



Bolero

nga Michael Pinchbeck


Një vrasës e ngre revolen e tij.

Një dirigjent ngre shkopin e tij.

Një pjesë muzikore që zgjatë 17 minuta ka filluar.


Më 1928, Maurice Ravel shkroi Boleron në Paris. Më 1984, Jayne Torvill dhe Christopher Dean vallëzuan me këtë muzikë në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë. Tetë vite më vonë stadiumi ku ata e fituan medaljen e artë u bombardua gjatë rrethimit të qytetit. Ulëset u kthyen në arkivole. Akulli i patinazhit u kthye në akull të morgut. Trëndafilat mbi akull u zëvendësuan me trëndafilat mbi varret e luftës.


Duke punuar me muzikën si urë mes këtyre dy ngjarjeve, shkrimtari dhe artisti teatror nga Notingemi, Michael Pinchbeck ndërmori një udhëtim nga Parisi në Sarajevë, nga viti 1914 në vitin 1994, nga Lufta e Parë Botërore në Luftën e Bosnjës. Gjashtë performues nga Britania e Madhe, Bosnja e Hercergovina dhe Gjermania thurin bashkë një biografi të Boleros.


Kjo performancë e jashtëzakonshme tri-gjuhësore  ndjek rrugëtimin e plumbit që e nisi Luftën e Parë Botërore dhe i gjen trajektoret e tij në ritmin e muzikës e cila e definoi vallëzimin më të famshëm në akull të Lojërave Olimpike të të gjitha kohërave


E përkrahur nga Lotaria Kombëtare përmes Këshillit të Arteve në Angli dhe Këshillit Britanik, Bolero është një bashkë-prodhim mes Nottingham Playhouse, Teatrit ODA (Prishtinë) dhe Teatrit të Luftës në Sarajevë (SARTR). Projekti është zhvilluar në Dance4, në Qendrën Kombëtare të Akullit dhe “Primary” me ndihmë financiare dhe mbështetje nga Universiteti Loughborough dhe Universiteti i Linkolnit. Bolero filloi si pjesë e “Making Tracks”.


'Michael Pinchbeck është një artist i shkëlqyer teatri' – The Guardian


www.michaelpinchbeck.co.uk

www.makingbolero.wordpress.com 

Regjia

Michael Pinchbeck

Autori

Michael Pinchbeck

Producentët

Kate Chapman

Dramaturg

Florent Mehmeti

Dizajner

Sarah Lewis

Inspiciente

Anneke Van De Stege

Koreograf/e

Arianna Maiorani

Fotograf/e

Julian Hughes

Video

Julian Hughes

Luajn√ę

Benjamin Bajramovic, Amila Terzimehic, Ollie Smith, Nicki Hobday, Jasenko Pasic and Vera Molitor

Foto

Këtë javë në ODA

E Hëne

E Marte

E Mërkure

E Enjte

E Premte

E Shtunde

E Diel

Ngjarjet e Ardhshme

23.10.2017

E Hëne

24.10.2017

E Marte

25.10.2017

E Mërkure

26.10.2017

E Enjte

27.10.2017

E Premte

28.10.2017

E Shtunde

29.10.2017

E Diel

ODA përkrahet nga