Mediat për ngjarjet

TEATRI "ODA" DO TË PREZANTOHET NË NEW YORK ME SHFAQJEN "DORUNTINA"

Teatri “Oda” do të jetë prezente në Amerikë me shfaqjen “Doruntina”, shfaqje kjo me regji të Florent Mehmetit.  Shfaqja do të qëndrojë në Amerikë nga 11 Prilli deri më 12 Maj, 2015.

Ky bashkëpunim i dy shtëpive teatrale është bërë në vitin 2007-të me njërin nga teatrot e New York-ut, ndërkaq këtë vit ODA do të prezantohet me shfaqjen “Doruntina”, e cila është bërë edhe më herët, ndërsa tani do të jenë disa ndërrime të aktorëve pasi që ka kaluar kohë e gjatë.

Aktorët nga Kosova që do të luajnë në këtë shfaqje janë: Ilire Vinca, Njomza Fetiu, Nëntor Fetiu dhe Eshref Durmishi.

Shfaqja “Doruntina” do të jetë shfaqje në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze. Ajo që e bënë edhe në një standard më të lartë punën e shfaqjes është sepse ky është një bashkëprodhim i dy shtëpive teatrore, njërës amerikane dhe tjetrës nga Kosova, dhe si e tillë shfaqja është në dy gjuhë dhe është e konceptuar si e tillë që një amerikan që nuk e din shqipen ta kuptoj dhe një shqiptar që nuk e din anglishten ta kuptoj gjuhën tonë.

Është e rëndësishme së pari për këtë pjesë të diasporës që gjendet në New York të shohin një vepër që është e frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë e që ka për bazë një prej miteve kryesore në letërsinë shqiptare siç është miti i Konstandinit dhe Doruntinës si dhe besa shqiptare që është njëra ndër vlerat kryesore në kulturën shqiptare.Një martesë që e refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që e sfidon varrin. Inspiruar nga legjenda shqiptare siç është e shkruar nga Ismail Kadare, “Doruntina” është një rrëfim mitik i dashurisë së ndaluar dhe rrezikut të Besës që nuk mund thyhet kurrë. 

http://www.forumikulturor.net/?page=1,6,125

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

25.03.2024

E hëne

26.03.2024

E martë

27.03.2024

E mërkurë

28.03.2024

E enjte

29.03.2024

E premte

30.03.2024

E shtunë

31.03.2024

E diel

ODA përkrahet nga