Ngjarjet në ODA

“Copë Copë”

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë” në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë” organizon shfaqjen teatrale “Copë Copë”.

“Një Ditë e Valentinit për të gjithë” e inicuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xharra synon të mledh fonde në përkrahje të Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Në këtë rrjedhë, Artpolis prezanton shfaqjen “Copë Copë” bazuar në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje, është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Kjo grua e fortë, Bashkime Sulejmani, qysh në 2015 është kontaktuar nga Artpolis nga po e njejta Qendër për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë për të treguar historinë e saj, për të ngritë zërin për mirëqenien e saj e të djalit, e poashtu në përkrahje të të gjitha grave që kanë përjetuar ngjarje të kësaj natyre.

Këtë radhë Artpolis ka vendosur që shfaqja të prezantohet me pagesë, fondet e mledhura do të shkojnë për Qendrën për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, në kuadër të kampanjës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”.

Regjisore: Zana Hoxha Krasniqi
Dramaturge: Blerta Zeqiraj
Performuese: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.

“Copë Copë” do të prezantohet me datë 14 shkurt, 2019 në ora 19:00 në teatrin Oda në Prishtinë.

Prezantimi i shfaqjes mbështetet nga UNFPA –Kosovë dhe organizata feministe në CFD – Zvicër.

Regjia

Zana Hoxha Krasniqi

Dramaturg

Blerta Zeqiri

Luajnë

Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

29.04.2024

E hëne

30.04.2024

E martë

01.05.2024

E mërkurë

02.05.2024

E enjte

03.05.2024

E premte

04.05.2024

E shtunë

05.05.2024

E diel

ODA përkrahet nga