Shërbime

ODA përpos aktiviteteve te veta artistike ofron edhe shërbime e kënaqësi tjera për ju:

“Caffe bar ODA” që është foajea e teatrit, ku mund të shërbeheni me pije të ndryshme dhe e cila punon prej orës 9 deri në 24, çdo ditë përpos të dielës. Hapësira e Caffe bar ODA-së mund të rezervohet edhe për ditëlindje, përvjetorë, ahengje dhe kokteje të ndryshme.

Hapësira e ODA-së (salla) mund të rezervohet për:

Xhirime (për TV dhe produksione filmike e televizive);
Promovime të produkteve e ngjarjeve të ndryshme
Konferenca e trajnime
Organizime të ahengjeve të mëdha, festimeve, kampanjave promovuese etj

Në katin e dytë të foajesë (caffe bar ODA) mund ta shfrytëzoni bibliotekën e ODA-së dhe të lexoni libra e revista rreth teatrit e filmit dhe libra tjerë të letërsisë e fushave tjera gjatë kohës sa qëndroni në ambientet e ODA-së.

ODA ju ofron edhe qasje falas “Internet Wireless” në hapësirën e vet.

Në bashkëpunim me ju ODA me personel profesional ju ofron edhe trajnime “teatri e drame” me qëllim të zhvillimit të aftësive prezantuese dhe komunikuese për punëtorë, zyrtarë, gazetarë, prezantues, studentë të fushave të menaxhmentit, biznesit, komunikimit, gazetarisë dhe shumë fusha tjera në të cilat komunikimi dhe prezantimi kanë rëndësi të veçantë. Vërejtje: Këto trajnime vlejnë për grupe të organizuara.

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

25.03.2024

E hëne

26.03.2024

E martë

27.03.2024

E mërkurë

28.03.2024

E enjte

29.03.2024

E premte

30.03.2024

E shtunë

31.03.2024

E diel

ODA përkrahet nga