Oda për të Rinj

Thirrje për aplikim

""

Teatri ODA Për të rinj

Teatri ODA pas një periudhe të gjatë të punës me dhe për të rinj ka filluar një fazë të re të punës dedikuar për të rinj. Gjatë pushimit pranveror në muajin prill 2014 do të organizojmë Javën me punëtori me një grup të rinjsh në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kujt i dedikohet?

""Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 16 deri 21 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takoheni për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes publike.

Ku dhe kur?

Punëtoritë mbahen prej 7 deri 11 prill 2014, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit). Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe: Ilire Vinca Çelaj dhe Florent Mehmeti me ndihmën e Genta Retkocerit dhe Vjosa Malokajt.

""Çka përmbajnë punëtoritë dhe çka bëhet aty?

Java me punëtori do të bazohet në temën e shfaqjes “Bolero”, një bashkë-prodhim mes Nottingham Playhouse, Teatrit ODA dhe Teatrit të Luftës në Sarajevë (SARTR). “Bolero” trajton temën e muzicientit Maurice Ravel, i cili më 1928 shkroi Boleron në Paris. Më 1984, Jayne Torvill dhe Christopher Dean vallëzuan me këtë muzikë në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë. Tetë vite më vonë stadiumi ku ata e fituan medaljen e artë u bombardua gjatë rrethimit të qytetit. Ulëset u kthyen në arkivole. Akulli i patinazhit u kthye në akull të morgut. Trëndafilat mbi akull u zëvendësuan me trëndafilat mbi varret e luftës.

""Grupi gjatë javës do të krijojë një  shfaqje 20 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të premten më 11 prill 2014 në ora 15:00 në Teatrin ODA kur mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.

Si të regjistroheni?

Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Javën e Teatrit ODA për të rinj duhet të aplikoni sa më shpejtë që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.

Afati i fundit për aplikim është data 2 prill 2014 dhe takimi i parë me grupin e formuar të të rinjve do të jetë të enjten, 3 prill 2014 në ora 19:00 në Teatrin ODA.

Grupi i të rinjve do të marrë pjesë në shfaqjen publike të punës artistike në zhvillim të “Boleros” me artistët nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania Bosnja e Hercegovina e Kosova, të enjten, 4 prill 2014 në ora 20:00 në Teatrin ODA. Shfaqja zgjat rreth 65 minuta.

Gjithashtu grupi do të ketë një takim me artistët e “Boleros” ku do të bashkëbisedohet rreth temës dhe shfaqjes, të premten, 5 prill 2014 ora 18:00 – 19:30.

Shënim: ekziston mundësia e ndryshimit të kohës për çka do të njoftoheni me kohë

Kjo fazë do të jetë njoftimi i grupit mes veti dhe me tematikën e punës si dhe mundësi shumë e mirë për njoftim dhe bisedë të drejtpërdrejtë me artistë të shquar nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania Bosnja e Hercegovina e Kosova. Kjo eksperiencë krijon një uverturë të shkëlqyer për punën intensive të grupit prej 7-11 prill 2014 në Teatrin ODA.

Pjesëmarrja në Javën e Teatrit ODA për të rinj është pa pagesë.

Çështje tjera që duhet t’i dini

· Punëtoritë e Javës së Teatrit ODA për të rinj nuk janë për të rinj nën moshën 16 vjeçare apo më të vjetër se 21 vjeç. Për këto grupmosha do të ketë në të ardhmen grupe të tjera për të cilat do t’ju informojmë me kohë.

· Neve na duhet të kemi pajtim me shkrim për pjesëmarrje nga prindërit apo kujdestari për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Forma e pajtimit të prindit/kujdestarit do t’u jepet në takimin e parë të enjten, 3 prill 2014 në ora 19:00 dhe ajo duhet të kthehet e plotësuar dhe e nënshkruar më së largu deri më 7 prill 2014 ora 10:00.

· Nëse përzgjidheni ju duhet gjithsesi të jeni të lirë të merrni pjesë në të gjitha sesionet e punëtorive gjatë periudhës 7-11 prill (e hënë - e premte) ora 10-16 si dhe në takimet gjatë shfaqjes së punës artistike në zhvillim “Bolero” më 4 dhe 5 prill. Kërkesat për të mos qenë prezent në ndonjërën prej këtyre ditëve brenda orarit të punës nuk mund të merren parasysh për shkak të natyrës së punës e cila kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme këto pesë ditë si dhe domosdoshmëri të shikimit të shfaqjes dhe diskutimit në ditën pasuese.

· Java e Teatrit ODA për të rinj do të jetë një eksperiencë unike dhe mjaft argëtuese, por është gjithashtu edhe sfiduese. Ne presim një angazhim të lartë, pjesëmarrje të rregullt dhe të plotë, respektim me përpikëri të orarit dhe sjellje të pranueshme. Pjesëmarrësit që nuk i përmbahen këtyre kritereve mund të përjashtohen nga grupi.

· Nga ju mund të kërkohet që të bëni detyra përgatitore gjatë mbrëmjes nga udhëheqësit e punëtorive, siç mund të jetë mësimi përmendësh i tekstit apo gjetja e ndonjë pike muzikore, kostumi apo rekuizite që duhet të sillni të nesërmen. Është një javë e ngarkuar andaj ju këshillojmë që të mos planifikoni atë javë aktivitete tjera gjatë mbrëmjeve në mënyrë që të shmanget stërlodhja gjatë kësaj periudhe.

· Nëse keni nevoja speciale, ndonjë aftësi të kufizuar apo probleme shëndetësore që kërkojnë vëmendje gjatë kohës së punës ju lutem kontaktoni Valon Ibraj në Teatrin ODA para fillimit të Javës së Teatrit ODA për të rinj në telefonin 045 748 748 apo 038 246 555.

Dhe gjithsesi ...

Për të rinjtë që tregojnë përkushtim e angazhim të lartë, ne do t’i përzgjedhim për grupe tjera që do të organizojmë në Teatrin ODA në të ardhmen që përfshijnë edhe grupe që potencialisht mund të prodhojnë shfaqje teatrore apo edhe të marrin pjesë në shfaqje profesioniste të prodhuara nga Teatri ODA. Vetë pjesëmarrja në Javën e Teatrit ODA për të rinj nuk e garanton seleksionimin, por e jep mundësinë për një përzgjedhje të tillë në të ardhmen.

Për të lexuar përshypjet e pjesëmarrësve të Javës së Teatrit ODA për të rinj klikoni këtu

Java e Teatrit ODA për të rinj organizohet në bashkëpunim me Nottingham Playhouse nga Notingemi i Britanisë së Madhe dhe përkrahet nga British Council (Këshilli Britanik).

""

Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Kontaktet

Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:

Valon Ibraj,

Teatri ODA,

Pallati i Rinisë, 111,

10030 Prishtinë,

KOSOVË

TEL: 038 246 555 / 045 748 748

Email: [email protected]

www.teatrioda.com

https://www.facebook.com/groups/teatrioda/

https://twitter.com/teatrioda

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

22.04.2024

E hëne

23.04.2024

E martë

24.04.2024

E mërkurë

25.04.2024

E enjte

26.04.2024

E premte

27.04.2024

E shtunë

28.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga