HAPUDEMIA 2021
Të dashur adhurues të artit në hapësirë publike,
Edhe këtë vit si asnjëherë më parë HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike detyrimisht qëndroi mbyllur duke u zgjatur kjo kohë e pështirë edhe më shumë, përkundër shpresave tona se viti 2020 nuk do të përsëritej. Në pamundësi hapjeje me ju, me qytetin, me hapësirën publike e me artistët, historia e vitit të kaluar u përsërit. Po çka do të thotë distancimi e kufizimi?! Megjithatë, jo domosdoshmërisht nënkupton edhe mbyllje e largim të mendjes e shpirtit nga njëri tjetri.
Në rrethana të tilla ne u dedikuam të eksplorojmë kujdesshëm mundësitë e takimeve tona. Hoqëm dorë nga shumë plane fillestare në pamundësi të udhëtimit të miqve tanë nga Evropa. Duke përdorur kreativitetin e inspirimin, imagjinuam një proces, të shtrirë në kohë e në hapësirë, duke ideuar intervenime artistike në hapësirës tonë të përbashkët, një tjetër hapudemi në hapësirën publike.
Hapudemia edhe këtë vit ju fton të takohemi kohë pas kohe me artistët, me bashkëqytetarët, me hapësirën e hapur e me qytetin e lagjen. Na përcillni në rrjetet sociale për të kuptuar më shumë për intervenimet artistike që do të ndodhin, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, si fizike ashtu edhe digjitale.
Hapudemia jonë është një masë shtesë kundër Pandemisë botërore. Ajo do të ndikojë brenda nesh që të hapemi sigurt me njëri tjetrin, me hapësirën, me qytetin, me artistët.
Florent Mehmeti,
Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
IN SITU është Platforma evropiane për krijimtari artistike në hapësirë pubilke. Që nga viti 2003, kjo platformë ka mbështetur më se 200 artistë që veprojnë përtej lokacioneve konvencionale dhe që i japin kontribut transforimit të territoreve tona. IN SITU është ekosistem që lidh një brez të ri artistësh me publikun, me programues e me lojtarë kyçë të përfshirë në realitetet ekonomike, politike dhe sociale anembanë Evropës. IN SITU zhvillon një ekologji të krijimtarisë, të bazuar në punëtori e laboratore artistike trans-nacionale, rezidenca evropiane e ndërkombëtare dhe mentorim kolektiv të pilot-projekteve artistike. IN SITU gjithashtu zhvillon konsulenca specifike dhe ekspertizë për qytete evropiane, module trajnimi online (MOOC) dhe një ‘Think Tank’ që i kushtohet krijimtarisë artistike në hapësira publike.
IN SITU udhëhiqet nga Lieux publics – qendër nacionale dhe evropiane për krijimtari artistike në hapësira publike (Francë), dhe bashkon 20 partnerë nga 12 shtete: Artopolis Association / PLACCC Festival (Hungari), Atelier 231 / Festival Viva Cité (Francë), CIFAS (Belgjikë), Čtyři dny / 4+4 Days in Motion (Çeki), FAI-AR (Francë), Freedom Festival (Mbretëri e Bashkuar), Kimmel Center (Shtetet e Bashkuara), Metropolis (Danimarkë), La Paperie (Francë), La Strada Graz (Austri), Les Tombées de la Nuit (France), Lieux publics (Francë), Norfolk & Norwich Festival (Mbretëri e Bashkuar), Teatri ODA (Kosovë), Theater op de Markt (Belgjikë), On the Move (Belgjikë), Østfold kulturutvikling (Norvegji), Oerol Festival (Holandë), Terni Festival (Itali), UZ Arts (Mbretëri e Bashkuar).
Që nga viti 2018, IN SITU Cloud mbledh anëtarë të ri të asociuar në IN SITU.
IN SITU ACT 2016 – 2020 bashkëfinancohet nga Programi ‘Creative Europe’ i Bashkimit Evropian.
www.in-situ.info