Ngjarjet në ODA

LOVE. STATE. KOSOVO

Koncepti & drejtimi artistik: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp
Performojnë: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Astrit Ismaili, Labinot Rexhepi
Asistent Regjisor: Hendrik Lipka
Skenografia & Drejtor teknik: Nico de Rooij
Kostumet: Diana Ammann
Dramaturgjia & Produksioni: Larissa Bizer
Produksioni në Kosovë: Nita Hasani
Koordinimi në Kosovë: Ernest Zymberi

Gjuha: Gjermanisht, anglisht, shqip, gjermanishte e Zvicrës

"Kosova. Ku është kjo në të vërtetë? Thjesht diku në Ballkan. Këtu Kosova na intereson mesatarisht deri aspak. Vetë fjala tingëllon tashmë si vatër e luftës apo si plak pa dhëmbë, ashtu që nuk mundesh ndryshe, përveç se të parafytyrosh si diçka të pangushëllueshme. Po ashtu askush nuk llogarit me atë që "atje poshtë" do të zhvillohet diçka aq shpejt. E çfarë të zhvillohet atje diçka e madhe, ata s'kanë asgjë. Prandaj ata të gjithë vijnë te ne. Me këtë rast po zhvillohet pikërisht një mori e madhe. Është koha që të njihemi pak me shtetin më të ri të Evropës." LOVE. STATE. KOSOVO është një udhëtim i gjurmimit, një kërkim i gjurmëve në një krijesë shumë të ndërlikuar të shtetit të Kosovës. Pikënisja e projektit është shikimi personal, ndoshta naiv evroperëndimor i ngjarjeve komplekse politike dhe sociale të një vendi të ri. Fleischlin dhe Schupp janë nisur në qershor 2012 dhe kanë shkuar në një udhëtim gjurmimi në Kosovë. Një vend i ri, në çdo pikëpamje: Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, tek më 2008 Kosova është shpallur e pavarur dhe pranohet edhe më tej nga pak më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB-së.
Me shikimin e tyre të vet Fleischlin dhe Schupp kanë vrojtuar ngjarjet komplekse politike dhe sociale në Kosovë dhe kanë gjetur një vend, i cili ka një lidhje krejt të veçantë me Zvicrën dhe me Gjermaninë dhe kështu nuk ka të bëjë aspak me parafytyrimet e përgjithshme këtu. Përshtypjet e tyre, përjetimet dhe përvojat e tyre i kanë përpunuar artistikisht në një proces të përbashkët punues me performuesin kosovar Astrit Ismaili dhe me valltarin Labinot Rexhepi. LOVE. STATE. KOSOVO pasqyron këndvështrimin personal të katër performuesve në Kosovë dhe ballafaqimet e tyre me  paragjykimet dhe e tematizon, me një shkelje syri, tërheqjen dhe përballimin e kufijve në bashkëpunimin artistik.

LOVE. STATE. KOSOVO është një lloj tregimi dashurie. But it's complicated!
Financuar nga: Department of Culture Basel, Pro Helvetia - Swiss Arts Council, Ernst 
Göhner Foundation, Migros culture percentage, Landis & Gyr Foundation, GGG Basel, 
SIS Foundation.

 

Kohëzgjatja rreth 90 minuta.

Luajn√ę

Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Astrit Ismaili, Labinot Rexhepi

Këtë javë në ODA

E Hëne

E Marte

E Mërkure

E Enjte

E Premte

E Shtunde

E Diel

Ngjarjet e Ardhshme

03.07.2017

E Hëne

04.07.2017

E Marte

05.07.2017

E Mërkure

06.07.2017

E Enjte

07.07.2017

E Premte

08.07.2017

E Shtunde

09.07.2017

E Diel

ODA përkrahet nga