Ngjarjet në ODA

HIPOKRITËT ose PACIENTI ANGLEZ

Nga: Jeton Neziraj // Regjisorë: Agon Myftari & Blerta Neziraj // Aktorë:  Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj, Suada Abazi (muzikante) // Skenografia: Igor Vasiljev // Kompozitor: Gabriele Marangoni // Costumografe: Albulena Borovci // Ass. skenografe: Isidora Spasic // Ass. regjisorë: Enkeleda  Simitxhiu Avdiu, Rina Galani // Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi / Drejtor Teknik: Fatlum Idrizi

Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtina // www.qendra.org / [email protected]

Premiera
19 tetor 2018, 20:00h, Teatri Oda


Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” merret me sistemin shëndetësor i cili, i zënë në kurthin e kapitalizmit e të politikave neoliberale, është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore në Ballkan, dhe jo vetëm. Shëndetësia s'është krijuar jo për t’iu shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer industrisë farmaceutike, asaj të sigurimeve shëndetësore e spitaleve private, të cilat shëndetin e pacientit e shohin si produkt prej të cilit duhet të fitohet dhe prej të cilit mund të akumulohet kapitali. Kujdesi shëndetësor është marketizuar e komercializuar, kurse institucionet shëndetësore publike funksionojnë në kushte të mjerueshme, me mjek të korruptuar e mizantrop.

Por sistemi shëndetësor natyrisht nuk vepron i vetëm dhe i shkëputur, ai është pjesë e një hallke më të gjerë të keqpërdoruesve që vijnë nga politika, nga biznesi farmaceutik, nga kompanitë e sigurimeve, nga kompanitë e prodhimit të aparaturave mjekësore e nga nëntoka e krimit të organizuar.

Të pasurit marrin trajtim në klinikat e shtrenjta private në vend apo gjetiu në Evropë. Të varfërit vdesin, duke pritur në radhë në spitalet publike, ose vdesin në përpjekje për t’grumbulluar financa për t’u trajtuar në spitalet private. Kjo situatë ka thelluar pabarazinë mes shtresave sociale dhe shtetet në regjion, të udhëhequra nga elita politike të korruptuara, janë duke i kontribuar kësaj pabarazie.

Në Kosovë, rreth 50 mjekë e ish-zyrtarë qeveritar jan duke u akuzuar për skandalin e quajtur “rasti stenta”, për mashtrim, keqpërdorim të pozitës zyrtare e marrje ryshfeti. Mjekë të tjerë, ndërkohë, janë dënuar për rastin tjetër  të klinikës private “Medikus”, për trafikim ilegal të organeve. Një grup tjetër ndërsa akuzohet se ka qenë duke bashkëpunuar me kompanitë farmaceutike, duke u përshkruar pacientëve barna sipas emrit të kompanisë që i prodhon.

Në komedinë “The Hypocrites or The English Patient”, 6 personazhet, na tregojnë me shumë humor, për qendrat e masazheve në Ballkan, ku praktikohet ‘happy-end’-i (eufemizëm për masturbimin), për transplantin ilegal të veshkave e për operacionet mashtruese të stentave të zemrës – krejt këto, nën hijen e punimeve intenzive për ndërtimin e ‘autoudhës së paqës ballkanase’. Në “Hipokritët…” publiku do të shoh anën ‘pornografike’ të një shoqërie e cila është duke praktikuar një happy-end kolektiv...
 

Regjia

Agon Myftari & Blerta Neziraj
Ass. regjisorë: Enkeleda Simitxhiu Avdiu, Rina Galani

Autori

Jeton Neziraj

Luajnë

Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj, Suada Abazi

Skenografia

Igor Vasiljev
Ass. skenografe: Isidora Spasic

Muzika

Gabriele Marangoni

Kostumografia

Albulena Borovci

Foto

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

22.04.2024

E hëne

23.04.2024

E martë

24.04.2024

E mërkurë

25.04.2024

E enjte

26.04.2024

E premte

27.04.2024

E shtunë

28.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga