Produksionet ODA

Burrneshat

Pas shfaqjes shumë të suksesshme “Doruntina”  në mes të Teatrit Oda dhe Blessed Unrest këto dy trupa sjellin shfaqjen e radhës në bashkëpunim “Burrneshat”.

Shfaqja flet për traditën e lashtë shqiptare të “Burrneshave” ku femra shqiptare ka pasur të drejtën të deklarohet mashkull të betohet se kurrë nuk do të ketë “punë” me meshkuj dhe do të sillet e veprojë e do të kryej të gjitha obligimet që bën një burrë.

Ngjarja zhvillohet në një vend malor në një familje këpucëtari i cili për shkak të moshës e ka të vështirë të punojë e i cili është i dashuruar në armë. Djali i tij i cili ka shkuar në SHBA që të punojë e i cili është djalë i vetëm i kësaj shtëpie, kthehet në vizitë së bashku me gruan e tij amerikane. Ata i informojnë se janë futur në krizë financiare dhe nuk mund ti përkrahë më aq sa duhet familjen financiarisht kjo shtyn motrën e tij të marrë një vendim tronditës.

Në ndërkohë Medllin Ollbrajt vije në fshat për të marr pjesë në përurimin e një statuje që daja i tyre e ka punuar për nderë të saj. Një ushtar amerikan dhe një reporter i Nju Jork Tajmsit vije të mbulojë ngjarjen ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen shumë sekrete.

Shfaqja është përkrahur financiarisht nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, CEC Arts Link në Nju Jork dhe Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit së Kosovës

Regjia

Jessica Burr dhe Florent Mehmeti

Autori

Matt Opatrny & Lirak Çelaj

Luajnë

SORA BAEK, ILIRE ÇELAJ, JESSI BLUE, ESHREF DURMISHI, DAMEN SCRANTON, ARMEND ISMAJLI, MATT OPATRNY, LIRIDONA SHEHU

Skenografia

Vesa Kraja, Jaimie Van Dyke

Video

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

25.03.2024

E hëne

26.03.2024

E martë

27.03.2024

E mërkurë

28.03.2024

E enjte

29.03.2024

E premte

30.03.2024

E shtunë

31.03.2024

E diel

ODA përkrahet nga