Oda për të Rinj

Thirrje për aplikim

Teatri ODA Për të rinj

Teatri ODA pas një periudhe më se 8 vjeçare të punës me dhe për të rinj ka filluar një fazë të re të punës dedikuar për të rinj. Në fillim të janarit 2014 do të organizojmë Javën me punëtori me një grup të rinjsh në Teatrin ODA në Prishtinë.

""

Kujt i dedikohet?

Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 14 deri 21 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takoheni për herë të pare zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore.

Ku dhe kur?

Punëtoritë mbahen prej 6 deri 10 janar 2014, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit). Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe: Ilire Vinca Çelaj dhe Florent Mehmeti.

""Çka përmbajnë punëtoritë dhe çka bëhet aty?

Java me punëtori do të bazohet në temën e shfaqjes "Doruntina" bashkëpunim i teatrit ODA dhe Teatrit Blessed Unrest nga Nju Jorku. "Doruntina" si shfaqje është punuar inspiruar nga romani i Ismail Kadaresë "Kush e solli Doruntinën?" dhe tematika e kësaj shfaqje, gjegjësisht miti mbi besën do të jetë tematika e punës së punëtorive. Grupi gjatë javës do të krijojë një  shfaqje 20 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të premten më 10 janar 2014 në ora 15:00 në Teatrin ODA kur mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.

""

Si të regjistroheni?

Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Javën e Teatrit ODA për të rinj duhet të aplikoni sa më shpejtë që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.

Afati i fundit për aplikim është data 17 dhjetor 2013 dhe takimi i parë me grupin e formuar të të rinjve do të jetë të mërkurën, 18 dhjetor 2013 nga ora 18:00 - 20:00 në Teatrin ODA.

Pjesëmarrja në Javën e Teatrit ODA për të rinj është pa pagesë.

Çështje tjera që duhet t'i dini

  • Punëtoritë e Javës së Teatrit ODA për të rinj nuk janë për të rinj nën moshën 14 vjeçare apo më të vjetër se 21 vjeç. Për këto grupmosha do të ketë në të ardhmen grupe të tjera për të cilat do t'ju informojmë me kohë.
  • Neve na duhet të kemi pajtim me shkrim për pjesëmarrje nga prindërit apo kujdestari për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Forma e pajtimit të prindit/kujdestarit do t'u jepet në takimin e parë të mërkurën më 18 dhjetor 2013 dhe ajo duhet të kthehet e plotësuar dhe e nënshkruar më së largu deri më 27 dhjetor 2013 ora 18:00.
  • Nëse përzgjidheni ju duhet gjithsesi të jeni të lirë të merrni pjesë në të gjitha sesionet e punëtorive gjatë periudhës 6-10 janar (e hënë - e premte) ora 10-16. Duke qenë se gjysmë-vjetori i dytë fillon nga data 8 janar, nëse kërkohet nga nxënësit, Teatri ODA mund t'ju lëshojë një vërtetim që vërteton angazhimin tuaj në grupin e të rinjve për të arsyetuar mungesën në mësim këto tre ditë. Vendimi për të munguar 3 ditët e para të mësimit për të vijuar Javën e Teatrit ODA për të rinj i takon krejtësisht pjesëmarrësit dhe prindit/kujdestarit të tij/saj. Kërkesat për të mos qenë prezent në ndonjërën prej këtyre ditëve brenda orarit të punës nuk mund të merren parasysh për shkak të natyrës së punës e cila kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme këto pesë ditë.
  • Java e Teatrit ODA për të rinj do të jetë një eksperiencë unike dhe mjaft argëtuese, por është gjithashtu edhe sfiduese. Ne presim një angazhim të lartë, pjesëmarrje të rregullt dhe të plotë, respektim me përpikëri të orarit dhe sjellje të pranueshme. Pjesëmarrësit që nuk i përmbahen këtyre kritereve mund të përjashtohen nga grupi.
  • Nga ju mund të kërkohet që të bëni detyra përgatitore gjatë mbrëmjes nga udhëheqësi i punëtorive, siç mund të jetë mësimi përmendësh i tekstit apo gjetja e ndonjë pike muzikore, kostumi apo rekuizite që duhet të sillni të nesërmen. Është një javë e ngarkuar andaj ju këshillojmë që të mos planifikoni atë javë aktivitete tjera gjatë mbrëmjeve në mënyrë që të shmanget stërlodhja gjatë kësaj periudhe.
  • Nëse keni nevoja speciale, ndonjë aftësi të kufizuar apo probleme shëndetësore që kërkojnë vëmendje gjatë kohës së punës ju lutem kontaktoni Valon Ibraj në Teatrin ODA para fillimit të Javës së Teatrit ODA për të rinj në telefonin 045 748 748 apo 038 246 555.

 

Dhe gjithsesi ...

Për të rinjtë që tregojnë përkushtim e angazhim të lartë, ne do t'i përzgjedhim për grupe tjera që do të organizojmë në Teatrin ODA në të ardhmen që përfshijnë edhe grupe që potencialisht mund të prodhojnë shfaqje teatrore apo edhe të marrin pjesë në shfaqje profesioniste të prodhuara nga Teatri ODA. Vetë pjesëmarrja në Javën e Teatrit ODA për të rinj nuk e garanton seleksionimin, por e jep mundësinë për një përzgjedhje të tillë në të ardhmen.

Java e Teatrit ODA për të rinj organizohet në bashkëpunim me Nottingham Playhouse nga Notingemi i Britanisë së Madhe dhe përkrahet nga British Council.

Kontaktet

Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:

Valon Ibraj,

Teatri ODA,""

Pallati i Rinisë, 111,

10030 Prishtinë,

KOSOVË

TEL: 038 246 555 / 045 748 748

Email: [email protected]

Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

www.teatrioda.com

https://www.facebook.com/groups/teatrioda/

https://twitter.com/teatrioda

Këtë javë në ODA

E Hëne

E Marte

E Mërkure

E Enjte

E Premte

E Shtunde

E Diel

Ngjarjet e Ardhshme

28.08.2017

E Hëne

29.08.2017

E Marte

30.08.2017

E Mërkure

31.08.2017

E Enjte

01.09.2017

E Premte

02.09.2017

E Shtunde

03.09.2017

E Diel

ODA përkrahet nga