Oda për të Rinj

Teatri ODA Për të rinjtë e Diasporës - Shkolla Verore "Arti në hapësirë publike"

Këtu mund të shkarkoni formën e aplikimit

Teatri ODA pas një periudhe të gjatë të punës me dhe për të rinj po vazhdon me mënyra të reja të punës dedikuar për të rinj. Gjatë fillimit të pushimit veror dhe Muajit të Diasporës do të organizojmë Shkollën Verore me punëtori për të rinj nga diaspora dhe të rinj të vendit në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kujt i dedikohet?
Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 14 deri 19 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takoheni për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes në hapësirë publike.

Ku dhe kur?
Punëtoritë mbahen prej 20 korrik deri 30 korrik 2015, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë përpos të dielën, 26 korrik. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit) apo edhe në  hapësira tjera alternative si dhe në raste të caktuara do të ketë edhe provë në hapësirë publike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe.

Çka përmbajnë punëtoritë dhe çka bëhet aty?

Kjo shkollë verore do të bazohet në temën “TUNGJATJETA DHE MIRUPAFSHIM”, që është edhe një projekt i teatrit ODA dhe UniT Graz e që i dedikohet hapësirës publike.  Ky projekt realizohet në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.
“Tungjatjeta dhe Mirupafshim” do të zhvillohet përmes rezidencave artistike dhe si punë në zhvillim do të shfaqet gjatë festivalit "HAPU" në Shtator të vitit 2015. 
Grupi gjatë këtyre ditëve do të krijojë një  shfaqje 20 - 30 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të Premten  më 30 korrik 2015 në ora 20:00 në hapësirë publike në Prishtinë. Lokacioni i shfaqjes do të vendoset bashkërisht me grupet gjatë procesit të punës. Pjesëmarrësit mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.

Si të regjistroheni?
Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj, ju duhet të aplikoni sa më shpejtë që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.
Afati i fundit për aplikim është data 19 Korrik 2015 dhe takimi i parë me grupet e formuara do të jetë të hënën, 20 Korrik 2015 në ora 10:00 në Teatrin ODA.
Pjesëmarrja në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj është pa pagesë dhe përkrahet nga Ministria e Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Çështje tjera që duhet t’i dini
•    Punëtoritë e Shkollës Verore të Teatrit ODA për të rinj nuk janë për të rinj nën moshën 14 vjeçare apo më të vjetër se 19 vjeç. Për këto grupmosha do të ketë në të ardhmen grupe të tjera për të cilat do t’ju informojmë me kohë.
•    Neve na duhet të kemi pajtim me shkrim për pjesëmarrje nga prindërit apo kujdestari për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Forma e pajtimit të prindit/kujdestarit mund të merret në Teatrin ODA (fizikisht apo përmes emailit) dhe ajo duhet të kthehet e plotësuar dhe e nënshkruar më së largu deri më 19 Korrik 2015 ora 10:00.
•    Nëse përzgjidheni ju duhet gjithsesi të jeni të lirë të merrni pjesë në të gjitha sesionet e Shkollës gjatë periudhës 20 korrik deri 30 korrik 2015 (përpos të dielën, 26 korrik) nga ora 10:00 deri në ora 16:00 si dhe për shfaqjen finale më 30 korrik në ora 20:00. Kërkesat për të mos qenë prezent në ndonjërën prej këtyre ditëve brenda orarit të punës nuk mund të merren parasysh për shkak të natyrës së punës e cila kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme gjatë procesit të shkollës verore.
•    Shkolla Verore e Teatrit ODA për të rinj do të jetë një eksperiencë unike dhe mjaft argëtuese, por është gjithashtu edhe sfiduese. Ne presim një angazhim të lartë, pjesëmarrje të rregullt dhe të plotë, respektim me përpikëri të orarit dhe sjellje të pranueshme. Pjesëmarrësit që nuk i përmbahen këtyre kritereve mund të përjashtohen nga grupi.
•    Nga ju mund të kërkohet që të bëni detyra përgatitore gjatë mbrëmjes nga udhëheqësit e punëtorive, siç mund të jetë mësimi përmendësh i tekstit apo gjetja e ndonjë pike muzikore, materiali, kostumi apo rekuizite që duhet të sillni të nesërmen. Është një kohë e ngarkuar andaj ju këshillojmë që të mos planifikoni atë kohë aktivitete tjera gjatë mbrëmjeve në mënyrë që të shmanget stërlodhja gjatë kësaj periudhe.
•    Nëse keni nevoja speciale, ndonjë aftësi të kufizuar apo probleme shëndetësore që kërkojnë vëmendje gjatë kohës së punës ju lutem kontaktoni Valon Ibraj në Teatrin ODA para fillimit të Shkollës verore të Teatrit ODA për të rinj në telefonin 038 apo 049 - 246 555.

Dhe gjithsesi ...
Për ata që tregojnë përkushtim e angazhim të lartë, ne do t’i përzgjedhim për grupe tjera që do të organizojmë në Teatrin ODA në të ardhmen që përfshijnë edhe grupe që potencialisht mund të prodhojnë shfaqje teatrore apo edhe të marrin pjesë në shfaqje profesioniste të prodhuara nga Teatri ODA. Vetë pjesëmarrja në Shkollën Verore e Teatrit ODA për të rinj nuk e garanton seleksionimin, por e jep mundësinë për një përzgjedhje të tillë në të ardhmen.

Shkolla Verore e Teatrit ODA për të rinj organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Diasporës.

Kontaktet
Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:
Valon Ibraj,
Teatri ODA,
Pallati i Rinisë, 111,
10030 Prishtinë,
KOSOVË
TEL: 038 246 555 / 049 246 555
Email: [email protected]

www.teatrioda.com
https://www.facebook.com/groups/teatrioda/
https://twitter.com/teatrioda

Këtë javë në ODA

E Hëne

E Marte

E Mërkure

E Enjte

E Premte

E Shtunde

E Diel

Ngjarjet e Ardhshme

23.10.2017

E Hëne

24.10.2017

E Marte

25.10.2017

E Mërkure

26.10.2017

E Enjte

27.10.2017

E Premte

28.10.2017

E Shtunde

29.10.2017

E Diel

ODA përkrahet nga