Oda për të Rinj

Grupet e përhershme për fëmijë

Pas një periudhe të gjatë në bashkëpunim me femijë, Teatri Oda është në një fazë të re të organizimit të një punëtorie e cila starton nga 1 Tetori. Gjatë punëtorisë sistematike javore, fëmijët në fund të qershorit do të prodhojnë një shfaqje si rezultat I punës së tyre.

Grupet janë të dedikuara për fëmijë të moshës 8 deri 11 vjeç dhe 11 deri 14 vjeç. Dy grupet do të jenë të përbëra prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Gjatë kësaj kohe fëmijët kanë rastin të zhvillojnë kreativitetin e tyre, zhvillojnë aftësi të reja sociale e psikologjike, si dhe fitojnë një eksperiencë të këndshme performuese karshi publikut.

Punëtoritë mbahen rregullisht 2 herë në javë, për fëmijët që janë në mësim paradite prej orës 14 - 15:30, ndërsa për ata që janë në mësim pasdite prej orës 11 - 12:30 (me një pauzë të vogël mes dy sesioneve). Ditët do të përcaktohen me krijimin e grupeve dhe konsultimet me prindërit për ditët e përshtatshme.

Në bazë të kërkesave mund të krijohen edhe grupe tjera në kohë tjetër nga këto e edhe për mosha tjera jashtë këtyre kufizave.

Grupet do të punojnë në hapësirat e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit). Grupet do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe: Ilire Vinca, Florent Mehmeti, Vjosa Malokaj dhe Doresa Rexha

Shpallja - Grupet e përhershme për fëmijë

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

22.04.2024

E hëne

23.04.2024

E martë

24.04.2024

E mërkurë

25.04.2024

E enjte

26.04.2024

E premte

27.04.2024

E shtunë

28.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga