Mediat për ngjarjet

“Tungjatjeta dhe Mirupafshim”, në ODA

Teatri ODA përgjatë fillimit të pushimit veror dhe Muajit të Diasporës do të organizoj Shkollën Verore me punëtori për të rinj nga diaspora dhe të rinj të vendit në Teatrin ODA në Prishtinë.

Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 14 deri 19 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takohen për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes në hapësirë publike.

Punëtoritë mbahen prej 29 qershor deri 12 korrik 2015, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë përpos të dielen, 5 korrik. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit) apo edhe në hapësira tjera alternative si dhe në raste të caktuara do të ketë edhe provë në hapësirë publike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe.

Kjo shkollë verore do të bazohet në temën “TUNGJATJETA DHE MIRUPAFSHIM”, që është edhe një projekt i teatrit ODA dhe UniT Graz e që i dedikohet hapësirës publike. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.

“Tungjatjeta dhe Mirupafshim” do të zhvillohet përmes rezidencave artistike dhe si punë në zhvillim do të shfaqet gjatë festivalit "HAPU" në Shtator të vitit 2015.

Grupi gjatë këtyre dy javëve do të krijojë një shfaqje 20 - 30 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të dielën më 12 korrik 2015 në ora 20:00 në hapësirë publike në Prishtinë. Lokacioni i shfaqjes do të vendoset bashkërisht me grupet gjatë procesit të punës. Pjesëmarrësit mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.

Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj, ju duhet të aplikoni sa më shpejtë që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.

Afati i fundit për aplikim është data 28 qershor 2015 dhe takimi i parë me grupet e formuara do të jetë të hënën, 29 qershor 2015 në ora 10:00 në Teatrin ODA.

Shkolla Verore e Teatrit ODA për të rinj organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Diasporës./KultPlus.com



Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

25.03.2024

E hëne

26.03.2024

E martë

27.03.2024

E mërkurë

28.03.2024

E enjte

29.03.2024

E premte

30.03.2024

E shtunë

31.03.2024

E diel

ODA përkrahet nga