Ngjarjet në ODA

Muzika Fotografia Momenti!

Të premten më 27 mars, në ditën botërore të teatrit, hapja e ekspozitës fotografike dhe performanca artistike live e Eda Zarit "Muzika Fotografia Momenti". Hapja e ekspozitës do të jetë edhe me një koncert  -performancë të Eda Zarit me miq. Fotografia është Heshtja që flet në një udhëtim muzikal.

Kjo performancë i prezantohet publikut si një përjetim i përveçëm, një përvojë e përzgjedhur për shqisat, syrin, veshin, mendjen dhe shpirtin. Artistja Eda Zari prezantohet kësaj here jo vetëm si performuese vokaliste në skenë, por edhe si fotografe, shoqërohet nga perkursionisti i mirënjohur Rhani Krija (nga grupi i STING), nga pianisti Ilir Bajri dhe basisti Visar Kuçi, për të sjellë tituj, këngë dhe kompozime bazuar në katër ciklet fotografike të ekspozitës.

Instalacionet fotografike (vendosur në koncept interaktiv në sallën e Teatrit "Oda") do të shoqërohen nga forma të ndryshme muzikale: jazz, etno-motive, improvizime, ritme trance, instrumente monokorde arkaikë, zëra, tinguj natyrorë, etj. Zëri dhe interpretimi i Eda Zarit, në dialog me muzikantët e saj, do të zgjerojnë spektrin tonal, duke sjellë nuanca vajtimi, heshtjeje, nota sensuale, melankolike, por aq dhe vitale, plot energji, të marra nga repertori dhe arsenali i saj improvizues.

Karakteri i performancës është meditativ, duke sjellë dëshirën për heshtje në paqe me shpirtin. Të gjithë ne, në momente të caktuara të jetës, kemi thellësisht nevojë për reflektim, heshtje, për t'u çliruar nga mbingarkesat ndijore, duke bllokuar, kështu (qoftë edhe për një kohë të shkurtër), gjithë filtrat negativë me të cilat na përball jeta. Muzika është ajo që shoqëron, brenda një çasti kohor, ndjesitë, perceptimin dhe përshtypjet e dëgjuesit në sallë, në marrëdhënie me fotografitë, çastin, mesazhin që transmetojnë ato, në rrethana, momente e vende të caktuara.

Meditimi, muzika dhe fryma e çastit është principi i kësaj performance.

Performanca zgjat 70 minuta, dhe është e ndarë në katër pjesë, pa pushim në midis.

Urojmë të bëheni pjesë e kësaj performance interaktive.

 

 

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

26.11.2018

E hëne

27.11.2018

E martë

28.11.2018

E mërkurë

29.11.2018

E enjte

30.11.2018

E premte

01.12.2018

E shtunë

02.12.2018

E diel

ODA përkrahet nga