Events in ODA

BarCamp Prishtina #22

Edhe pse e kemi kërku për një kohë të gjatë, shiu në Prishtinë ka shumë gjasa që nuk i ka kontribu pozitivisht disponimit që vjen tok me stinën pas dimrit. Keshtu, pavaresisht deshires t’madhe qe t’degjojme muzike t’mire ne nje ambient te jashtem e atmosfere pranvere, kjo e fundit s’po duket gje kundi. 

Po i kthehemi ambientit dimror te BarCamp, me shprese qe pranvera do na vie shpejte. Po me siguri ky edicion ka per t’qene nisma ma e bukur e nje stine te vecante. Nuk ia vlen ta humbni per asgje tjeter. 

Prandaj, ju presim që të bashkoheni me ne më datë 8 maj, 2014 nga ora 17:30 në Teatrin Oda.

Kësaj here, flasin e këndojnë Me Tnjofshëm, Pinkmetal dhe Ilir Bajri. 

"barcamp"
Nëse hala nuk iu mbush menja me ardhë, shihni ma poshtë biografitë e folësve e pastaj shihemi te veni :)

– Me Tnjofshëm është bend multietnik i përbërë nga 4 ose 5 antarë. Bendi është formuar rreth fundit të vitit 2187 dhe me zbulimin e makinerisë për udhtimin në kohë duke shfrytzuar rastin për tu kthyer në vitin 2010 për ta shpëtuar muzikën punk dhe sensibilizuar audiencën për të ardhmën që na pret. Bendi deri më tash ka performuar në disa okazione të ndryshme brenda dhe përbrenda vendit. Anëtaret e bendit do të ndajnë eksperiencen prej punës së tyrë dhe pasionit që kanë për muzikën.

– Pinkmetal është një grup muzikor i zhanrit Punk dhe Rock Eksperimental i formuar në shtator 2010 dhe kompletuar në shkurt 2011. Grupi vepron në Prishtinë dhe puna e tyre eshte e inspiruar prej shumë artistave dhe këngtarëve të huaj e vendor. Anëtarët e grupit përveç pasionit për muzikë kanë interesa edhe për teknologji. Në BarCamp, Fati do të flas për punën si Database Architect, Petriti si zhvillues i ueb-it, Graniti për Motion Graphics ndërsa fatkeqsisht Adonisi do të na mungoj. Të gjithë këta do të ndajnë eksperiencat e tyre në punët që kryjne gjatë ditës duke mos harruar bendin e tyre.

– Ilir Bajri është kompozitor që vokacion kryesor ka jazz muzikën. Anetare i jazz formacioneve në vitet `90 (Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet). Shkruan me sukses muzikë për teatër dhe film. Si njohës i mirë i muzikës në kompjuter është sprovuar me sukses në fushën e muzikës ektroakustike ( “Vijëzimi”, “Përtej“ dhe “I-Turn-U). Qe nga viti 2005 organizon dhe udhëheq me Prishtina Jazz Festival i cili kete vit do te realizoje edicionin e dhjete te tij! Ne BarCamp Iliri do të flas për profesionin e muzicientit & ngritja e nivelit profesional përmes organizmit të aktiviteteve kulturoro-shoqnore!

Për pjesëmarrësit që vijnë me kohë ka edhe pije falas. Sponsor medial të BarCamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Tëitter ku mund të kërkoni më shumë me hashtag #BCPRN

This week in ODA

ODA Productions

Graviteti

21 October
20:00

Monday

Tuesday

Wednesday

ODA Productions

Graviteti

04 April
20:00

Thursday

Friday

Saturday

Sunday

Upcoming Events

28.10.2019

Monday

30.10.2019

Wednesday

31.10.2019

Thursday

01.11.2019

Friday

02.11.2019

Saturday

03.11.2019

Sunday

ODA supported by